SBAShK-u: Jemi në pritje të qeverisë

25 shtator 2022 | 13:07

Nuk ka ndonjë shenjë se të hënën mund të fillojë mësimi në shkollat e Kosovës.

Kështu kanë deklaruar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Nënkryetari i SBAShK-ut, Ymer Ymeri, ka thënë se janë në pritje të takimeve me qeverinë për gjetjen e zgjidhjes.

“Ende s’kemi marrë ftesë për takim nga qeveria për gjetjen e ndonjë zgjidhje, Jemi në pritje. Ju njoftojmë sapo të ketë ndonjë ndryshim”, ka thënë Ymeri për “Klan Kosovën”.

Janë bërë një muaj që kur sindikatat shpallën grevën me kërkesën për rritje të pagave.

Mësimi ishte dashur të fillojë më 1 shtator, por që ende nuk ka filluar në të gjitha shkollat në Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ruse shpërndau protestat paqësore që u organizuan në disa…