SBASHK-u kërkon që nesër ora e parë mësimore t’i kushtohet Ukrainës

01 mars 2022 | 16:08

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka kërkuar që nesër ora e parë mësimore t’i kushtohet Ukrainës.

Në njoftimin e bërë nga SBASHK-u thuhet se kjo duhet të ndodhë në shenjë solidariteti me Ukrainën.

“Të nderuar mësimdhënës, duke shprehur brengën e agresionit rus në Ukrainë e duke u solidarizuar me sindikatat e arsimit të Ukrainës dhe popullin ukrainas sikurse edhe EI, ETUCE e shumë sindikata tjera, apelojmë te ju që dita e nesërme 2 mars 2022 (e mërkurë), ora e parë mësimore në të gjitha ndërrimet t’i kushtohet Ukrainës me aktivitete me nxënës në shenjë solidariteti me ta e njëkohësisht edhe dënimin e agresionit rus në Ukrainë”, thuhet në njoftimin për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me ceremoni shtetërore…