SBAShK-u këtë vit dërgon në pushime 425 punëtorë të arsimit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) edhe sivjet vazhdon traditën e dërgimit në pushime të një numri të caktuar të anëtarëve të saj.
Kjo sindikatë ka bërë me dije se sivjet do ti dërgojë në pushime 425 punëtorë.
“Bazuar në mjetet e akumuluara në fondin për pushim e rekreacion këtë vit u bë e mundur që në bregdetin shqiptar të dërgohen 425 punëtorë të arsimit nga e tërë Kosova. Grupi i parë prej 110 pushuesve tanimë po kalojnë qaste pushimi e rekreacioni buzë valëve të detit në Durrës dhe përshtypjet e tyre janë të shkëlqyera. Ata të mbështetur nga Komisioni mbikëqyrës i SBASHK-ut, krahas pushimit, po zhvillojnë edhe takime në të cilat flasin për angazhimet sindikale dhe për mobilizimin e shtuar që duhet bërë në përpjekje arsim edhe më të mirë në Kosovë”, është thënë në njoftimin e SBAShK-ut.
Pas përfundimit të pushimeve nga grupi i parë, do të nisen për pushime edhe 315 anëtarët tjerë.
/Epoka e re/