SBAShK-u, mësimdhënësve të arsimit parauniversitar: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës
Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBAShK) u ka bërë apel mësimdhënësve të arsimit parauniversitar që të mos nënshkruajnë kontratat e reja të punës.
Sipas SBAShK-ut, versionet që ata i posedojnë janë më të pafavorshme se kontratat ekzistuese dhe se s’janë në përputhshmëri me Udhëzimin administrativ të vitit 2015.
“Versionet që po qarkullojnë e që i posedon SBASHK-u janë më të pafavorshme se kontratat ekzistuese dhe nuk janë në përputhshmëri me UA10/2015 për kontratat e punës për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar. Prandaj kërkojmë nga komunat që të ndalin presionin ndaj mësimdhënësve për nënshkrimin e këtyre farë versioneve të kontratave të punës që po qarkullojnë. Po ashtu, apelojmë të anëtarësia që kanë kontrata në kohë të pacaktuar të mos I nënshkruajnë këto farë versione të kontratave të punës edhe përkundër presioneve që mund t’i kenë nga punëdhënësit”, është thënë në apelin e SBAShK-ut.