SBASHK-u: Mësimi fillon të hënën
Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës (SBASHK), me peticion, kërkon zbatimin e Ligjit për Paga.
Pezullimi i ligjit të ri për paga, nga Gjykata Kushtetuese kishte sjellë pakënaqësi tek disa kategori. E këtë vendim të Gjykatës, e kundërshtoi edhe Sindikata punonjësve të Arsimit.
Madje, këta të fundit kishin paralajmëruar edhe greva për ti shprehur pa kënaqësitë e tyre. Por, duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, ka bërë të ditur për T7, se pas pushimit dimëror, procesi mësimor do të fillojë të hënën me 12 janar. Por, kjo sindikatë duket së kanë marrë një iniciativë tjetër.
SBASHK ka filluar grumbullimin e nënshkrimeve të mësimdhënësve për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës. Nënkryetarja e SBASHK-ut thotë se tani për tani ky është veprimi sindikal që SBASHK ka vendosur të marrë.
Përmes këtij peticioni, SBASHK pret që Gjykata të ndërroj mendje, e të lejoj zbatimin e ligjit. E ankesën për ligjin e ri për paga Avokati i Popullit e kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese.
Kjo gjykatë kishte vendosur të pezulloi përkohësisht këtë ligj. Por, kjo gjë kishte shkaktuar pakënaqësi tek mbi 60 mijë punonjës.