SBASHK-u: Në arsim të pensionohen para kohe punëtorët me sëmundje të rënda

22 gusht 2018 | 14:45

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) përmes një komunikate për media i është drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe institucioneve të Kosovës nga të cilat kërkon krijimin e mekanizmave ligjor për pensionimin para kohe të punëtorëve arsimorë me sëmundje të rënda.

 “Nëse vërtetë institucionet do ta kundërshtonin angazhimin për një ligj lidhur me uljen e moshës së pensionimit për të gjithë të punësuarit në Arsimin Parauniversitar me arsyetimin se do të jetë numër i madh i atyre që vullnetarisht do ta shfrytëzonin këtë të drejtë dhe se kërkohen shumë mjete buxhetore, atëherë MASHT-i do të duhej që të krijonte mekanizma ligjor për pensionimin e punëtorëve arsimor me sëmundje të rënda”, është thënë në komunikatën e SBASHK-ut.

 SBASHK-u ka theksuar se është për t’u përshëndetur angazhimi lidhur me Ligjin për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, por sipas këtij institucioni është mirë që edhe MASHT-i të angazhohet dhe të përgatit një ligj për uljen e moshës së pensionimit për punëtorët në arsimin parauniversitar.

 “Këtë të drejtë të cilën të punësuarit në ketë sektor do ta shfrytëzonin bazuar në vullnetin e tyre, apo në gjendjen shëndetësore. Nëse institucionet do ta kundërshtonin e pengonin  përpjekjen e MASHT-it për një ligj lidhur me uljen e moshës së pensionimit për të gjithë të punësuarit në arsimin parauniversitar me arsyetimin se do të jetë numër i madh i atyre që vullnetarisht do ta shfrytëzonin këtë të drejtë dhe se kërkohen shumë mjete buxhetore, atëherë Ministria e Arsimit do të duhej që të krijonte mekanizma ligjor për pensionimin e punëtorëve arsimorë me sëmundje të rënda”, është theksuar në komunikatën e SBASHK-ut.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka shkruar…