SBASHK-u nis grevën një-orëshe me 12 maj, paralajmëron edhe veprime tjera radikale

09 maj 2022 | 23:27

I gjithë sektori i arsimit, që nga çerdhet deri tek universitetet, më 12 maj do të futen në grevë një-orëshe.

Kështu ka vendosur tashmë Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës, pasi që ministrja Arbërie Nagavci nuk ka mbajtur premtimin për dialog përmbajtjesor.

Pas grevës së parë një-orëshe më 12 maj, e cila po vjen si paralajmërim për veprime më radikale, më 20 maj do të vazhdohet edhe me një grevë tjetër, ku pjesë e saj do të jetë e gjithë anëtarësia, pa i përjashtuar këtu edhe veprime më radikale.

Në të dyja ndërrimet e sistemit arsimor, sipas vendimit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit të siguruar nga Demokracia.com, do të ketë grevë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa Luzha nga Friedrich Ebert Stiftung ka thënë se kushtet…