
SBASHK-u nuk pranon ofertën e Haradinajt: Greva do të vazhdojë
20 janar 2019
| 20:39
SBASHK-u nuk po pranon ofertën e kryeministrit Ramush Haradinajt për rritje të pagave në 20 milionë euro në vit.
Kryetari i SBASHK-ut për Prishtinë, Ahmet Pllana, ka thënë se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre për të rritur koeficientin.
“SBASHK-u do të vashdojë grevën derisa Qeveria pranon të rrisë koeficientin nga 2 në 2.6 për shkolla fillore. Nëse nuk plotësohenn kërkesat tona do të mblidhet Këshilli dhe do të merren masa më të ashpra deri në protesta”, ka thënë Pllana për ‘klankosova.tv’.