SBAShK-u paralajmëron grevë të përgjithshme më 14 janar
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka bërë me dije se greva njëorëshe është mbajtur në 99 për qind të institucioneve arsimore, duke filluar nga çerdhet, shkollat dhe njësitë akademike, gjegjësisht universitetet.
Këshillat greviste të formuara në shkolla dhe njësi akademike të universiteteve të Kosovës kanë raportuar në Këshillat greviste komunale dhe në atë të universiteteve. Këto raporte pastaj janë përcjellë te Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut.
“SBAShK-u uron që këtë alarm të fundit ta kuptojnë institucionet e Kosovës dhe ta korrigjojnë ligjin e pagave për t’i dhënë kështu vend meritor në këtë ligj tërë sektorit të arsimit”, është thënë në komunikatën e e SBAShK-u.
Kjo silikatë ka theksuar se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, atëherë i tërë sistemi arsimor më 14 janar 2019 do të jetë në grevë të përgjithshme.