SBASHK-u proteston më 1 maj, protestuesit mblidhen në oborrin e Bibliotekës Kombëtare
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK), do të protestojë të mërkurën para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se tubimi i protestuesve do të bëhet nga ora 10: 30 deri në orën 11:00 në oborrin e Bibliotekës Kombëtare për të vazhduar deri te ndërtesa e Qeverisë.
“Në orën 11:00 fillon marshimi drejt MASHTI-t. Protestuesit këtu ndalën 5 minuta e pastaj vazhdojnë në koristë në anën e djathtë drejt Konvikteve. Nga aty vazhdojnë marshimin drejt Katedrales e nga aty drejt Hotel ‘Grand’ dhe Sheshit ‘Zahir Pajaziti’ për të vazhduar nëpër shesh deri te ndërtesa e Qeverisë. Me të arritur (rreth orës 12:00) aty kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj përmes mikrofonit shpalos kërkesat e anëtarësisë drejtuar Qeverisë. Pastaj flet kryetari i BSPK-së Atdhe Hykolli. Pas tij kryetari nga sektori privat Isuf Azemi i drejtohet Qeverisë me kërkesat e veçanta në emër të anëtarësisë që përfaqëson. Në orën 12 e 30 shpallet e mbyllur protesta dhe protestuesit shpërndahen në mënyrë të qetë”, ka njoftuar SBASHKU.