SBAShK-u proteston më 1 maj, publikon 11 kërkesat për qeverinë Kurti
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBAShK), ka njoftuar se më 1 maj (e mërkurë) do të organizojnë një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
SBAShK-u ka publikuar njëmbëdhjetë kërkesat që i kanë për Qeverinë e Kosovës.
Kjo sindikatë ka kërkuar dialog social për plotësimin e kërkesave të tyre dhe ndër të tjera rritjen e vlerës së koeficientit të pagave për së paku 30 për qind.
Njoftimi i plotë i SBAShK-ut:
Të nderuara anëtare, të nderuar anëtarë të SBAShK-ut ju informojmë se duke u angazhuar e duke ngritur zërin për kërkesat tuaja legjitime kryetarët e shoqatave sindikale bashkë me anëtarë të kryesive që nga çerdhet shkollat e universitetet, bashkë me kryetarët e nivelit komunal e të universiteteve e me kryesinë e SBAShK-ut më 1 maj do të jenë në protestë para qeverisë. Kemi analizuar kërkesat që kanë ardhur dhe para qeverisë do të dalim me këto kërkesa:
1. Duam dialog social për realizimin e kërkesave tona,
2.Nuk lejojmë të bëhen ndryshime të ligjeve në dëm të punëtorëve të arsimit,
3.Kërkojmë nënshkrimin e aneks Kontratës Kolektive të Arsimit sidomos për ruajtjen e vendeve të punës,
4.Qeveri respekto pensionistët sepse ju arsimuan edhe juve,
5.Kërkojmë urgjentisht të ngritët vlera e koeficientit të pagave për se paku 30 për qind,
6.Kërkojmë përmirësimin e kushteve të punës në institucionet arsimore,
7.Plotësimi i Ligjeve të mos bëhet pa pajtimin e sindikatave,
8.Duam funksionalizimin e Këshillit Ekonomik Social,
9.Kërkojmë që norma javore të jetë 18 orë si në shtetet e rajonit,
10.Qeveria të sigurojë buxhet për zbatimin e Kontratës Kolektive të Arsimit pa pasur nevojë të shkohet në gjykata,
11.Kërkojmë të kemi përfaqësues të punëtorëve në komisione e borde në të cilat vendoset për çështjet jetike për punëtorët.