SBAShK-u proteston sot kundër mbylljes së disa shkollave në Kamenicë

16 shtator 2019 | 10:04

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, e Shkencës dhe e Kulturës e Kosovës (SBAShK) ka njoftuar se sot (e hënë), në orën 12:30, do të organizohet një protestë para ndërtesës së Kuvendit Komunal të Kamenicës për ta kundërshtuar mbylljen e disa shkollave në Kamenicë.

SBAShK-u nëpërmjet një reagimi ka theksuar se pjesë e kësaj proteste do të jetë edhe kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, me stafin qendror dhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj dhe stafi nga qendra.

SBAShK-u në këtë reagim ka bërë me dije se ka pritur dialog dhe mirëkuptim nga kryetari i komunës Qëndron Kastrati për zgjidhjen e drejtë të gjendjes tepër të rëndë.

“Zhvilluam takime me Qëndronin, e ngritëm çështjen edhe në MAShT duke kërkuar qëndrimin e tyre si institucioni më i lartë i arsimit dhe themelues i institucioneve arsimore. Vizituam edhe shkollat e dënuara me mbyllje nga Qëndroni. Kërkuam nga anëtarësia maturi. Kërkuam nga prindërit angazhim që çështja të zgjidhet si duhet dhe që me dialog të arrihet marrëveshje që Kastrati ta tërheqë vendimin”, është thënë në reagimin e SBAShK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Naim Maloku ka bërë me dije se më 17 dhe…