SBAShK-u proteston të shtunën para Qeverisë
06 shtator 2018
| 16:18
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) ka paralajmëruar protestë të shtunën para ndërtesës së Qeverisë.
Një paralajmërim për protestë është bërë edhe më herët, për shkak të pakënaqësive të sindikatës për Projektligjin për pagat, i cili është votuar të hënën në Qeverinë e Kosovës pa asnjë votë kundër.
Sipas kësaj sindikate, ky projektligj është konsideruar diskriminues ndaj punëtorëve të arsimit dhe se nuk janë përfillur kërkesat për ngritje pagash.
Nëse edhe pas protestës Qeveria nuk merr masa, SBAShK-u ka paralajmëruar edhe veprime tjera sindikale.