SBASHK-u takohet me ministren Arbërie Nagavci

26 mars 2021 | 16:06

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri u takuan sot me Ministren e MASHTI-it , Arbërie Nagavci për ta përgëzuar për detyrën  dhe për t’i shprehur përkrahje në angazhimet në shërbim të arsimit.

Ministrja Nagavci ka falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për vizitën dhe përgëzimet, ka

shpalosur shkurtimisht planin e angazhimeve dhe është shprehur e gatshme për angazhime të përbashkëta shërbim arsimit, ngritjes vazhdueshme cilësisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve të punës në  institucionet arsimore. SBASHK –u i premtoi mbështetje në këto angazhime dhe u zotua se do të japin kontributin maksimal në kuadër të kompetencave që ka.

Të dy palët u pajtuan që në takimin e radhës të bashkëbisedojnë për çështje konkrete dhe të

angazhohen bashkërisht për realizimin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, është…