SBAShK-u takohet me Nagavcin, kërkojnë procedimin e Ligjit për paga në Kuvend

04 nëntor 2021 | 15:31

Përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK)  janë takuar të enjten me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, ku kanë diskutuar në lidhje me Ligjin për pagat.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e SBAShK-ut kanë informuar Nagavcin lidhur me shqetësimet dhe kërkesat aktuale, duke u ndalur tek Ligji i pagave, ku kanë kërkuar nga qeveria për përmirësimin e lëshimeve dhe sa më shpejt këtë ligj për ta procedojë në Kuvendin e Kosovës.

“Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri e kanë ritheksuar se presin takime dhe dialog me ministrin Hekuran Murati  dhe me kryeministrin Kurti në mënyrë që çështjet të debatohen e zgjidhen me dialog  me qëllim që të mos ketë arsye për veprime sindikale”,  ka njoftuar SBAShK-u.

Më tutje, përfaqësuesit e SBAShK-ut kanë thënë se komunikimi mes tyre dhe Ministrisë së Arsimit në shërbim të arsimit është shembull i mirë, duke kërkuar një gjë të tillë të bëhet edhe nga ministri i Financave, Hekuran Murati, por edhe nga qeveria në tërësi.

“Ata po ashtu  i kanë deklaruar ministres Nagavci  se kanë përshëndetur vendimin e qeverisë për të mbështetur pensionistët, por kanë kërkuar që qeveria të ndaj një mbështetje buxhetore, se paku edhe për punëtorët tekniko – ndihmës dhe për të punësuarit tjerë që kanë paga të ulëta  me qëllim që ata më lehtë të përballojnë ngritjen e vazhdueshme të çmimeve”, ka njoftuar kjo sindikatë.

Sipas këtij njoftimi, ministrja Arbërie Nagavci ka thënë se do t’i analizojë me kujdes të gjitha kërkesat dhe se do të angazhohet për të krijuar mundësi për takime e dialog të mirëfilltë në mes të SBAShK-ut, ministrit Hekuran Muratit dhe Qeverisë së Kosovës në tërësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbasditja e sotme është shoqëruar në debate të shumta mes…