SBAShK-u: Do të zëvendësohen orët për një javë me këtë kusht
09 prill 2019
| 12:18
Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë (SBAShK) ka marrë vendim për zëvendësimin e orëve të humbura për një javë në fund të vitit shkollor, por me një kusht.
Ata kanë kërkuar të ju ndërrohet koeficienti i mësimdhënësve të ciklit 1 deri në 5, në të kundërtën orët nuk do të zëvendësohen.
Shumica e anëtarëve të SBAShK-ut kanë votuar që të kompensohet vetëm një javë.
Vendimi është marrë në takimin e sotëm të kësaj sindikate.