SBAShK-u vlerëson punën e ministres Bajrami

03 prill 2020 | 15:50

Krahas aktiviteteve të shumta që është duke zhvilluar, Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka njoftuar se me gjithë anëtarësinë është në shërbim të rrjedhës së mbarë të procesit mësimor në kushtet e rrethanat e krijuara nga Covid-19.

Në këtë kontekst, kjo sindikatë ka bërë me dije se është duke u vazhduar komunikimin me ministren në detyrë të Arsimit, Hykmete Bajrami.

“Kjo me qëllim të informimit me kohë për angazhimet dhe përkushtimin e mësimdhënësve dhe psikologëve e pedagogëve në realizimin e obligimeve dhe detyrave në procesin edukativ e arsimor nga larg. SBAShK-u ka përgëzuar Bajramin për angazhimin në shërbim të arsimit duke i shprehur edhe një herë përkrahjen e plotë në gjithë këtë angazhim”, ka njoftuar SBAShK-u.

Kjo sindikatë, ka bërë me dije se e kanë njoftuar ministren në detyrë të Arsimit se janë duke vazhduar takimet nga larg me kuvendet sindikale komunale dhe të universiteteve dhe se temë kyçe e bashkë bisedave në këto takime është përkushtimi dhe angazhimi në procesin mësimor nga larg dhe komunikimi i vazhdueshëm me nxënësit dhe prindërit në shërbim të këtij misioni.

Po ashtu, SBAShK-u poashtu ka theksuar se ka siguruar Bajramin se “të gjithë të punësuarit në sistemin arsimor të Kosovës do të vazhdojnë me angazhimin dhe përkushtimin në shërbim të arsimit në Kosovë’.

Nga ana tjetër, Bajrami ka falënderuar dhe ka përgëzuar SBAShK-un për kontributin e çmuar që është duke dhënë për rrjedhën sa më të mbarë të procesit arsimor në këto rrethana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesa duket vendet e Amerikës Latine po ndjekin një tjetër…