SC Gjilani prezanton kryetarin dhe katër aksionarët e klubit

30 gusht 2023 | 13:19

Skuadra e Gjilanit ka ndryshuar tërësisht sa i përket kryesisë, pasi aksionarë të rinj kanë ardhur në krye të klubit nga Anamorava. Pas largimit të ish-presidentit Florim Zuka, një grup i biznesmenëve të suksesshëm kryesisht që jetojnë dhe veprojnë në diasporë kanë marrë drejtimin e klubit.

Kryetari i klubit është zgjedhur Afrim Veliu, një gjilanas që jeton dhe vepron në Zurich të Zvicrës. Ndërkohë pjesë e bordit të klubit do të jenë aksionarët e tjerë, Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e…