Scaloni: Messi luan nga minuta e parë ndaj Kanadasë
Argjentinë-Canda do të jetë njëra prej sfidave gjysmëfinale të Kupës së Amerikës. E gjithë vëmendja është e përqendruar tek kampionët e Botës, sidomos tani, që edhe Brazili është eleminuar.
Argjentina është duke i dhënë “dorën” e fundit përgatitjeve për gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës ndaj Canadasë. Trajneri Lionel Scaloni në konferencë për shtyp, ofroi garancin mbi prezencën e “yllit” të ekipit të tij Lionel Messi për ta nisur ndeshjen nga minuta e parë duke shtuar se sulmuesi edhe nëse nuk është në 100% e tij, sërish mund të bëjë shumë për skuadrën.
“Messi në 99% të rasteve është i gatshëm për të luajtur, nuk ka ndodhur ndonjëherë që të mos jetë. Edhe për sfidën ndaj Canadasë është gati dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Për mua është një vendim shumë i lehtë sepse nëse është gati luan titullar, nëse ka ndonjë problem të vogël, atëherë luan 30 minutat e fundit. Por, askush të mos ketë dyshime që Messi është gati. Unë jam trajneri dhe unë vendos, dhe kur e shoh në gjendje për të luajtur është e sigurt që do ta hedh në fushë. Ai mund të luajë edhe nëse nuk është në 100%, nuk mund të bëj gabimin që ta ul në stol kur e di sa mund t’i japë Messi skuadrës”, u shpreh Scaloni.