
Scaloni: Messi vendos së a do të luaj në Kupën e Botës
27 mars 2025
| 15:20
Kampionët e Argjentinës po provojnë se mund të fitojë edhe pa Lionel Messin, nëse “Pleshti” vendos të mos luajë në Kupën e Botës 2026. Pasi Argjentina siguroi vendin e saj në kompeticionin e vitit të ardhshëm me një fitore 4-1 ndaj Brazilit, pyetja e madhe tani është nëse ylli 37-vjeçar do të luajë në Botërorin e tij të gjashtë dhe do të kërkojë të fitojë dy radhazi.
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë, ka shumë kohë. Ne duhet të luajmë një lojë në një kohë, përndryshe do të flasim për të njëjtën gjë për pjesën tjetër të vitit. Duhet ta lëmë të qetë, do të shohim. Është ai që do të vendosë kur të dojë, le të mos e çmendim për këtë”, ka thënë trajneri Lionel Scaloni.