Scaloni rinovon kontratën me Argjentinën

16 shkurt 2023 | 11:34

Lionel Scaloni pritet të rinovon kontratën me Argjentinën. Lajmin e ka bërë të ditur “TyC Sports”. Njeriu që udhëhoqi Argjentinën në Kupën e Botës në Katar do të rinovojë kontratën deri në verën e vitit 2026.

Scaloni ka pasur shumë sukses me Argjentinën që kur e mori në vitin 2019. Fillimisht fitoi Kupën e Amerikës në vitin 2021, më pas trofeun “Finalisima” kundër Italisë dhe në fund me trofeun më imponues nga të gjithë, Kupën e Botës 2022. Zyrtarizimi tashmë është planifikuar për në mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi është shprehur i habitur…