Scarlet Johansson martohet për herë të tretë

02 nëntor 2020 | 11:18

Në fillim me aktorin Rajan Rejnolds dhe më pas me Romen Dauriak, por asnjëra nuk funksionoi për Scarlet Johanson. Bjondia 35-vjeçare ka thënë “po” për herë të tretë në altar së bashku me komedianin, aktorin dhe shkrimtarin dhe Kolin Xhost.

Ceremonia është zhvilluar në Nju Jork dhe ka qenë mjaft intime. Madje edhe lajmin e bërë publik një shoqatë që shpërndan ushqim falas për të pastrehët dhe që mbështetet nga çifti i ri. Sipas të njëjtave burime në ceremoni kanë marrë pjesë vetëm të afërmit dhe pak miq duke respektuar edhe rregullat anti-covid.

Aktorja dhe aktori komik janë së bashku që prej vitit 2017. Johanson ka folur vetëm një herë për këtë lidhje në emisionin e Elen deGeneres. “Ai është shumë simpatik, mendimtar dhe romantik”, rrëfeu aktorja.

Që nga momenti i takimit mësohet se ata kanë qenë një çift i qëndrueshëm, megjithëse e bënë zyrtar bashkimin e tyre vetëm në muajin maj të këtij viti kur aktorja i tregoi botës unazën e fejesës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicisti Muhamet Mavraj, ka folur për zhvillimet e fundit politike…