
Scarlett Johansson e lumtur me jetën e saj
11 tetor 2019
| 11:15
Aktorja e njohur Scarlett Johansson ka thënë se është e lumtur me jetën e saj pas fejesës me komedianin Colin Jost.
Ajo këtë e tha në një intervistë për “Elle”.
“Unë jam, sigurisht, shumë e lumtur dhe e përmbushur në jetën time personale, por jam në gjendje të hyj në pjesë të ndryshme të historisë sime dhe të tregoj si arrita këtu. Është gjithçka e vlefshme”, ka thënë Johanssoni.