Schalke 04 rikthehet në Bundesligë

08 maj 2022 | 14:03

Schalke do jetë pjesë në Bundesligën gjermane sezonin e ardhshëm.

Pas qëndrimit për një sezon në ligën e dytë gjermane, Schalke 04 rikthehet në Bundesligë për stinorin e ardhshëm.

Fitorja e mbrëmshme ndaj St. Pauli 3:2 jua siguroi kualifikimin në ligën elitare të futbollit gjerman, Bundeligën.

Kështu Schalke gjenden në vendin e parë në tabelë me 62 pikë, kur ka mbetur edhe një xhiro deri në përfundimin e këtij sezoni në Gjermani.

Në 33 ndeshje sa kanë zhvilluar gjithsej, ata kanë 19 fitore, pesë barazime dhe nëntë humbje në Bundesliga 2.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bujqit e Kosovës janë duke arritur ta sigurojnë gjysmën e…