Schalke emëron trajnerin e ri
29 qershor 2019
| 18:51
Schalke 04 e ka prezantuar trajnerin e ri David Wagner.
Nën drejtimin e tij skuadra do të ketë ndryshime rrënjësore dhe, krahas blerjeve të parashikuara për çdo repart, do të ketë edhe largime.
Drejtori sportiv, Schneider, u tregua i qartë teksa përmendi emrat e atyre që trajneri nuk i shikon në planet e tij. Bëhet fjalë për mbrojtësin Hamza Mendyl dhe mesfushorët Konoplyanka e Bentaleb.
Nga shitja e tyre klubi synon të arkëtojë rreth 30 milionë euro që më pas do të investohen për afrimet e reja.