Schallenberg në Kosovë: Liberalizimi i vizave të ndodhë sa më parë

14 qershor 2022 | 13:59

Ministri federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg, ka deklaruar se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë sa më parë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Schallenberg paralajmërsoi se në samitin e radhës mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet më 23 qershor, ai do ta shtrojë temën e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Schallenberg tha, po ashtu, se BE-ja duhet t’i hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai i bëri komentet gjatë një konference të përbashkët për media me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është miratuar në parim Projektligji për pagën minimale. Me 68…