Scharlowsi: Duhet të rritet buxheti për arsim

18 qershor 2018 | 08:42

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, së bashku me GIZ-in dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë po mbështetësin fushatën “Për Arsim më të Mirë në Kosovë”.

Boris Scharlowsi, udhëheqës i projektit GIZ CDBE, ka thënë se nga rezultatet e PISA-s, kanë dalë rekomandimet që Kosova duhet të punojë për rritjen e cilësisë në arsim.

“Ne i kemi rekomanduar Qeverisë së Kosovës të rris buxhetin për arsimin në nivelin e OECD-së”, ka thënë ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai ka bërë me dije se ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është zotuar se do të shtojë buxhetin për arsim.

Scharlowsi ka vlerësuar se sot nuk duhet të mësohet përmendsh.

“Sot kemi google dhe nxënësit nuk kanë nevojë të mësohet me atë metodë. Ne presim përkrahje nga kryeministri i Kosovës, ai vet e ka nënshkruar peticionin”, ka theksuar ai.

Arsimi sipas udhëheqësit të projektit GIZ është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e një shoqërisë.

“Deri më tani kemi trajnuar mbi 5 mijë mësimdhënës. Si donatorë po investojmë  në arsim, por nuk mund ta ndërrojmë sistemin. Kosova duhet të besojë modifikime në sistem”, ka thënë Scharlowsi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën e propozuar nga grupi…