Schick: Duam 6 pikë ndaj Kosovës dhe Malit të Zi

05 shtator 2019 | 15:44

Patrik Schick beson se Republika Çeke mund t’i fitojë 6 pikë në dy ndeshjet kualifikuese të “Euro 2020” ndaj Kosovës dhe Malit të Zi në shtator, në mënyrë që t’i shtohen gjasat për ta përforcuar vendin e dytë, i cili siguron kualifikim në Evropian.

“Unë jam i fokusuar tërësisht tek ekipi kombëtar dhe në dy ndeshjet që na presin. Do të vendoset shumëçka. Unë jam i gatshëm. Nëse i fitojmë të dyja ndeshjet, do të jemi shumë afër për ta siguruar vendin e dytë. Ne do të përgatitemi për ta dhënë më të mirën nga vetja. Ne nuk do ta nënvlerësojmë askënd. Gjashtë pikë nga këto dy ndeshje (ndaj Kosovës dhe Malit të Zi) janë synimi ynë”, ka thënë Schick.

Ndeshja në mes të Kosovës dhe Republikës Çeke do të zhvillohet këtë të shtunë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 15:00.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është takuar të enjten me…