Scholes: Interi më ka kërkuar gjatë gjithë karrierës

11 prill 2020 | 12:28

Mesfushori legjendar i Manchester United, Paul Scholes, ka zbuluar se si Interi ishin klubi i vetëm që treguan interesim për të.

Scholes kaloi tërë karrierën profesionale te United, madje duke dalë në pension, e për t’u rikthyer sërish edhe për një sezon në vitin 2012.
Ish-mesfushori anglez, pretendon se besnikëria nuk e ndaloi Interin të bënte një qasje të guximshme në vitin 2008.

“Asnjëherë nuk isha i vetëdijshëm për ndonjë klub që vinte për mua”, ka deklaruar Scholes. “Më morën në telefon në vitin 2000 nëse isha i interesuar të shkoja te Inter, por kjo ishte e vetmja telefonatë që kam pasur ndonjëherë”.

“Asnjëherë nuk kam dëgjuar asgjë pas kësaj dhe menaxheri kurrë nuk më ka thënë asgjë. Unë po luaja në klubin tim të fëmijërisë, isha djalë Mançester, ne fitonim trofe gjatë gjithë kohës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet kineze kanë raportuar rritje të rasteve të reja të…