Paul Scholes ka kritikuar Paul Pogba dhe pretendon se Manchester United nuk ka liderë në ekip pas humbjes së turpshme 3-2 ndaj Brighton.
Scholes, i cili ka përfaqësuar ngjyrat e klubit për 20 vite, ishte tepër kritik pas paraqitjes jo të mirë të United, por shumicën e fajit ia ka vënë Pogba-së.
Francezi ishte kapiteni i ekipit për të dytën ndeshje pas mungesës së Antonio Valencia-s, por nuk ka arritur të bindë megjithëse ka shënuar në fund të ndeshjes me penallti.
“Ka mungesë liderësh në ekip. Mendonim se Pogba do të ishte kandidati ideal për të qenë lider por ai nuk ishte në fushë sot. Ai bëri një ndeshje të dobët. Është shumë i paqëndrueshëm. Pogba ka bërë shumë gabime në pasime dhe shpeshherë është kapur jashtë pozicionit”, ka thënë Scholes.