Scholz e Macron, me paketa ndihme për eksportet e grurit ukrainas
27 nëntor 2022
| 10:02
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë njoftuar të dy paketa të reja ndihme financiare për të mbështetur eksportet e grurit ukrainas, të cilat janë ndërprerë nga lufta.
Macron tha në një video-mesazh: “Vendet më vulnerabël nuk duhet të paguajnë çmimin e një lufte që nuk e donin.”
Agence France-Presse raportoi gjithashtu se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u zotua se BE do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, ndërsa akuzoi Rusinë për përdorimin e “ushqimit si armë”.