Scholz: Është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të jenë pjesë e BE-së

10 qershor 2022 | 12:10

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, vlerëson se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë njohjen e pavarësisë së Kosovë.

Scholz thotë se është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Gëzohem që po vizitojë Kosovën si vendin e parë në turin tim dyditor në Ballkan. Kjo tregon se sa të ngushta janë marrëdhëniet tona”.

“E qartë është që marrëveshja në fund të zgjidh edhe çështjen e njohjes së Kosovës pas është e paimagjinueshme që dy vende të nuk e njohin njëra tjetrin të jenë pjesë e BE-së. Me rëndësi për Kosovën është që dialogu me Serbinë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian të shkojë përpara”, tha Scholz.

Mes tjerash, Scholz tha se i dërguar i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka folur në një konferencë…