Scholz: Nuk do të dërgojmë ushtarët tanë në Ukrainë
28 mars 2024
| 11:21
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka përsëritur edhe një herë refuzimin e tij për të furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi Taurus dhe për të dërguar trupa gjermane atje.
“Si kreu i qeverisë, unë duhet të marr përgjegjësinë për çështjet që kanë të bëjnë me luftën, paqen dhe sigurinë në Evropë, dhe kjo vlen edhe për çështjen e raketave. Përveç mbështetjes së vendosur për Ukrainën, një gjë është e rëndësishme për mua: ne do të bëjmë më të mirën tonë, më të mirën tonë për të shmangur një përshkallëzim të kësaj lufte, pra një luftë midis Rusisë dhe NATO-s”.
Pra, “ne nuk do të dërgojmë ushtarët tanë në Ukrainë”, theksoi ai.