Scholz paralajmëron: Mos ndërhyni në konfliktin e Izraelit
18 tetor 2023
| 08:18
Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë ka paralajmëruar armiqtë e Izraelit që të mos hyjnë në konflikt, duke u thënë atyre se do të ishte një “gabim i pafalshëm”, raportojnë mediet e huaja.
Scholz në një konferencë të përbashkëm me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi se shtetasit gjermanë janë në mesin e atyre që janë marrë peng nga Hamasi. Scholz deklaroi se Izraeli ka “detyrë” ta mbrojë veten.
Kancelari gjerman tha se “Gjermania me të vërtetë ndien vuajtjen dhe ankthin e tmerrshëm të të gjithë izraelitëve”.