Scholz paralajmëron se do të flasë me Putinin së shpejti

10 qershor 2023 | 14:53

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se është i gatshëm për të folur me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Por që ai ka përjashtuar bisedimet për paqe derisa Moska t’i tërheqë trupat e saj nga territori i Ukrainës, raporton Deutsche Welle, përcjell KlanKosova.tv.

Scholz ka treguar se ka në plan që bisedën me Putin ta zhvillojë së shpejti, derisa ka treguar se një të tillë e kishte pasur para se të niste pushtimi.

“Nuk është e arsyeshme që ta detyrosh Ukrainën të miratojë dhe të pranojë bastisjen që Putini ka kryer dhe që pjesë të territorit të Ukrainës të bëhen ruse”, ka shtuar Scholz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e Brahim Diaz, i…