Scholz: Ushtria e Gjermanisë duhet të jetë më e pajisura në Evropë

16 shtator 2022 | 14:55

Berlin, 16 shtator- Gjermania është e gatshme të marrë rol udhëheqës në garantimin e sigurisë së Evropës, ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Ai është zotuar për ta bërë ushtrinë e shtetit “më të pajisurën” në kontinent.

Duke e konsideruar Rusinë si “kërcënimin më të madh” të NATO-s, Scholz ka thënë se Evropa duhet të jetë e përgatitur për përballje.

“Ne po e bëjmë shumë të qartë: Gjermania është e gatshme të marrë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit tonë”, ka thënë ai në një kongres për armët. “Si shteti më i populluar, me ekonominë më të madhe, dhe si shtet që gjendet në mes të kontinentit, ushtria jonë duhet të jetë gurthemel i mbrojtjes tonë konvencionale në Evropë, duhet të jetë forca më e pajisur në Evropë”, ka thënë Scholz, raporton rel.

Scholz ka thënë se ushtria gjermane për shumë kohë është angazhuar në “sigurim të ndihmës humanitare, në ofrim të ndihmës pas vërshimeve, dhe në përpjekjet për vaksinim kundër pandemisë”.

“Mirëpo ai nuk është misioni kryesor. Qëllimi kryesor është mbrojtja e lirisë në Evropë”, ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artisti shqiptar Alkent Pozhegu ka mahnitur me mozaikun e tij…