Scholzi: Antisemitizmi nuk ka vend në Gjermani
19 tetor 2023
| 12:58
Në një deklaratë qeveritare në Bundestag, kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë me dije se do të veprohet ashpër kundër antisemitizmit në Gjermani dhe glorifikimit të dhunës.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë me dije se do të ketë veprime energjike dhe konsekuente të autoriteteve gjermane kundër antisemitizmit dhe glorifikimit të dhunës.
Ai ka thënë se autoritetet nuk duhet të lejojnë demonstrata, në të cilat bërtitën parulla antisemitiste dhe bëhet thirrje për dhunë, ka thënë Scholzi.
“Këtu kërkohet një qëndrim i qartë dhe ne e tregojmë këtë së bashku në Gjermani. Antisemitizmi nuk ka vend në Gjermani”, ka thënë kancelari Scholz.