
Scholzi flet për sigurinë në Kosovë: Gjermania i qëndron pranë NATO-s, KFOR-i të jetë në pozicion për të reaguar
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka përmendur situatën e sigurisë në Kosovë, specifikisht mënyrën sesi prezenca e KFOR-it është tejet e nevojshme për të mbrojtur nga tensionet.
Scholzi është shprehur se NATO-ja, si garantuese e sigurisë në Kosovë, i qëndron e bashkuar edhe Gjermania përmes misionit të saj ushtarak.
“NATO është garantuese e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë përmes KFOR-it. Gjermania është duke marrë pjesë në këtë mision përmes forcave ushtarake. Tensionet e fundit na dëshmojnë sesa e rëndësishme është prezenca e tyre aty. Dhe, KFOR-i duhet të jetë në pozicion për të reaguar në të gjitha zhvillimet”, ka thënë Scholz gjatë pritjes që i ka bërë sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili gjendet për vizitë në Berlin.