Scholzi nuk pret që ShBA-ja ta ndalojë ndihmën për Ukrainën nën drejtimin e Trumpit

17 janar 2025 | 13:21

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të premten se nuk pret që Shtetet e Bashkuara të ndalojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump të inaugurohet më 20 janar.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Berlin, Scholz ka thënë se kishte folur me Trumpin dy herë që nga zgjedhjet dhe se ka një dialog diplomatik “intensiv” midis dy palëve, raporton “Reuters”.

“Prandaj mund të shpresojmë se bashkëpunimi i mirë midis Evropës dhe SHBA-së do të vazhdojë të jetë i suksesshëm në të ardhmen, duke përfshirë çështjen e mbështetjes për Ukrainën”, ka thënë Scholz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Puntata e fundit e së martës së Big Brother VIP…