Scholzi u bën thirrje vendeve të BE-së ta rrisin furnizimin me armë për Ukrainën
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) t’i japim më shumë mbështetje ushtarake Ukrainës gjatë këtij viti, e cila është duke e luftuar pushtimin rus.
Scholzi këto komente i ka bërë gjatë një konference për medie me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Friedman.
“Dërgesat e armëve për Ukrainën, të planifikuara nga shumica e vendeve anëtare të BE-së tani, janë shumë të vogla… unë u bëj thirrje aleatëve tanë në Bashkimin Evropian që gjithashtu t’i rrisin përpjekjet e tyre për Ukrainën”, ka thënë Scholz.
Gjermania është mbështetësja e dytë më e madh ushtarake e Ukrainës, pas Shteteve të Bashkuara.
Ukraina ka paralajmëruar që lufta dhe financat e saj publike do të jenë në rrezik të madh, nëse do të ndalen ndihmat prej Perëndimit.
Ukraina ka regjistruar ndryshim të vogël të linjës së kontrollit, pas nisjes së kundërofensivës pranverore, dhe tani po përballet me një rënie graduale të ndihmave prej aletëve në Uashington dhe Evropë.
Ndërkohë, Rusia është duke i vazhduar sulmet mbi Ukrainë.