Schreuder ndahet me Hoffenheimin
09 qershor 2020
| 21:22
Skuadra e Hoffenheimit ka njoftuar për largimin e trajnerit Alfred Schreuder.
Në një deklaratë të shkurtër në “Twitter”, skuadra e Bundesligës konfirmoi se Schreuder, i cili kishte qenë ndihmës nën trajnerin e kaluar Julian Nargelsmann, do të largohej nga klubi me efekt të menjëhershëm.
Hoffenheim aktualisht është në vendin e shtatë në renditje, dy pikë larg nga futbolli evropian. Kontrata e tij skadonte më 30 qershor 2022, por palët janë pajtuar që të ndërpritet bashkëpunimi.