Schulz jep dorëheqje si kryetar i SPD-së, bëhet ministër i Jashtëm i Gjermanisë
07 shkurt 2018
| 21:27
Martin Schulz njoftoi sot se do të largohej në ditët e ardhshme nga presidenca e partisë socialdemokrate gjermane, pas marrëveshjes së arritur mes konservatorëve të Angela Merkel për një qeveri të ardhshme.
Ish-presidenti i Parlamentit Evropian, 62 vjeç, që synon postin e ministrit të Punëve të Jashtme, theksoi para shtypit në Berlin se nuk mund të jetë në gjendje për të garantuar më mirë procesin e rinovimit të partisë.
Andrea Nahles, 47 vjeçe dhe shefe e grupit parlamentar të partisë është thirrur për ta pasuar, përcjell Atsh.
Ish-ministrja e Punës, e cila përjashtoi pjesëmarrjen në një koalicion të madh, do të jetë e para grua që do të drejtojë partinë e vjetër Gjermane.