Schulzi: BE-ja është e përçarë

25 tetor 2022 | 11:21

Për ish-presidenti e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, Bashkimi Evropian (BE) në këtë moment, kur situata gjeopolitike në botë ka ndryshuar pas invazionit rus në Ukrainë është i përçarë.

Sipas tij kjo përçarje është katastrofale.

“Është e qartë që Evropa duhet t’i jap përgjigje rolit të saj. BE-ja kurrë më shumë nuk ka pasur nevojë për një udhërrëfyes, por nuk e ka. Shtetet e BE-së janë të përçarë. BE-ja po dështon ndaj sfidave nga të cilat po kalojmë”, ka thënë të martën Schulzi në Samitin e Ballkanit Perëndimor nën organizimin e revistës prestigjioze “The Economist”, në bashkëpunim me zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Sipas Schulz është koha që BE-ja t’i realizojë premtimet e veta.

Ai gjatë fjalimit të tij është treguar kritik edhe ndaj qasjes së Serbisë në raport me BE-në sidomos me mospjesëmarrjen e Beogradit në harmonizimin e politikës së tij të jashtme me BE-në në raport me sanksionet ndaj Rusisë.

“Nuk mund të kërkosh anëtarësim ne BE e t’i shkelësh parimet e BE siç po bën Beogradi”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor…