Schumacher: Formula 1 është prioriteti im, për sa kohë kam një shans do ta pres rikthimin

22 gusht 2024 | 11:56

Ka vetëm pak vende ende të disponueshme për sezonin 2025 të Formula 1 dhe shumë pilotë shpresojnë të marrin “biletën” e tyre për në pistë. Midis tyre, një pilot që ka qenë më parë në Formula 1 dhe dëshiron një shans të dytë, është padyshim Mick Schumacher.

Emri i tij është lidhur disa herë me Alpine dhe Kick Sauber. Duket se i vetmi opsion i mundshëm është Sauber, ekipi më i dobët këtë sezon në Formula 1, i cili do të bëhet Audi në vitin 2026 dhe mund të krijojë një dyshe tërësisht gjermane Hulkenberg-Schumacher. Për të ardhmen e tij, djali i 7 herë kampionit të botës Michael Schumacher, u shpreh kështu: “Do të duhet të presim dhe të shohim. Mendoj se gjithçka është shumë e hapur në Formula 1 për momentin. Janë ende tre-katër skuadra që kanë vende në dispozicion. Mendoj se gjithçka do të mbyllet mjaft shpejt”. “Shumë ekipe nuk kanë presion për të marrë një vendim tani, gjë që gjithashtu më lë pak të varur. Gjithsesi, Formula 1 do të jetë gjithmonë prioritet në çdo gjë që bëj, kështu që derisa të mbyllet plotësisht për mua, do ta pres dhe do të fokusohem në këtë”, ka shtuar Schumacher.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët që është…