Schumacher: Red Bulli pa Verstappenin do ishte anonim në Formula 1

01 prill 2025 | 12:02

Cili është Red Bull i vërtetë i këtij sezoni? A është makina e drejtuar në dy garat e para të këtij sezoni nga Liam Lawson (i la vendin Yuki Tsunoda) apo ajo e pilotuar nga Max Verstappen, që e ngjiti një herë në podium dhe e ka mbajtur mes katërshes së më të mirëve deri tani? Ai që përpiqet t’i përgjigjet kësaj dileme është ish-piloti gjerman Ralf Schumacher, i cili nuk i kursen kritikat: “Red Bull duhet t’i jepte më shumë kohë Lawson, pasi dy gara së bashku me Verstappen nuk janë të mjaftueshme. Makina është mjaft e vështirë për t’u drejtuar dhe nuk u bën asnjë favor pilotëve të rinj. Red Bull është aktualisht si një bandë muzikore pa dirigjent, ku qetësimi i polemikave është urdhri i ditës. Makina Red Bull do të ishte anonime dhe me rezultate mediokre nëse nuk do të ishte Max Verstappen”, theksoi Ralf Schumacher.

“Po i ndërrojnë pilotët si karamele. Më vjen keq që braktisën Perez, më pas Lawson dhe tani është Tsunoda. Kjo nuk i bën mirë as Verstappen, që nuk ka një ndihmë në pistë dhe i duhet të përballojë i vetëm gjithë trysninë e Red Bull”, ka deklaruar Ralf Schumacher.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Sabile Keçmezi - Basha Mehmet Hajrizi nëpër stuhitë…