Schurrle tërhiqet nga futbolli në moshën 29-vjeçare
17 korrik 2020
| 15:11
Andre Schurrle i ka habitur të gjithë, teksa së fundmi ka njoftuar tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur.
Kjo vjen pak kohë pasi lojtari kishte mbyllur marrëveshjen me Borussia Dortmundin dhe ishte një lojtar i lirë. Në një intervistë të dhënë për “Der Spiegel”, Schurrle ka njoftuar tërheqjen nga futbolli, duke thënë se këtë e mendonte prej kohësh.
Kujtojmë se sulmuesi 29-vjeçar ishte pjesë e Gjermanisë në Botërorin e Brazilit në 2-14-ën, kur fituan edhe trofeun.
Sezonin e fundit gjermani ishte pjesë e Spartak Moskës në huazim nga Dortmundi, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadra si Chelsea, Fulhami, Leverkuseni dhe Mainzi.