Schweinsteiger: Nuk e di pse Lowi nuk e ftoi Boatengun
07 qershor 2021
| 13:55
Ish-mesfushori i Kombëtares së Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger ka thënë se nuk e kuptonte vendimin e trajnerit Joachim Low për të mos e ftuar Jerome Boatengun për Kampionatin Evropian.
“Është e habitshme lënia jashtë e Jerome. Ai do t’i bënte shumë punë kombëtares në Evropian. Ka shumë eksperiencë dhe mjafton që të ishte i grumbulluar. Gjithsesi, është vendimi i trajnerit dhe duhet respektuar”, ka thënë Schweinsteiger.
Bastian Schweinsteiger ka qenë pjesë e Kombëtares nga viti 2004 deri në vitin 2016 dhe është paraqitur plotë 121 herë dhe ka shënuar 24 gola.
/Epoka e re/