Schweinsteiger: Ronaldo e fiton ‘Këpucën e Artë’ në ‘Euro 2024’
Ish-mesfushori i Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger, beson se kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, do të fitojë “Këpucën e Artë” në “Euro 2024”.
39-vjeçari portugez vjen në Kampionatin Evropian me një formë shumë të mirë. Pas një sezoni me 44 gola me klubin e tij Al Nassr, pesë herë fituesi i Topit të Artë shkëlqeu me dy gola në fitoren 3-0 të Portugalisë ndaj Republikës së Irlandës në Aveiro në fillim të kësaj jave.
Në mesin e një morie rekordesh që Ronaldo mund të vendosë në prag të “Euro 2024”, është edhe fitues i “Këpucës së Artë” për herë të dytë. 39-vjeçari fitoi çmimin në edicionin e mëparshëm në vitin 2021, ku kampionia në fuqi Portugalia u eliminua në raundin e 1/8-ave. Schweinsteiger mendon se kapiteni i Portugalisë do të përsërisë suksesin e 2021 shit në “Euro 2024” dhe do të krijojë më shumë histori. Në një postim në “Twitter”, Schweinsteiger, kur u pyet se kush e fiton “Këpucën e Artë”, ai u përgjigj: “Cristiano ‘Euro 2024’”.