Schweinsteigeri mund të rikthehet në Bundesliga
19 dhjetor 2017
| 12:35
Mesfushori gjerman Bastian Schweinsteiger do të jetë lojtar i lirë në janar, kur edhe skadon kontrata e tij me skuadrën amerikane Chisagi Fire.
Sipas “Bild”-it, gjermani mund të kthehet në Bundesliga, ku për të janë të interesuara disa skuadra.
Gjermani më herët kishte luajtur në këtë kampionat sa ishte pjesë e Bayern Munichut, nga ku u largua në vitin 2014 për të kaluar në Manchester United.