Schweinsteigeri nderohet nga Bayerni  (video)

27 gusht 2018 | 18:20

Bastian Schweinsteiger do të luajë nesër ndeshjen e fundit në “Allianz Arena”. Por, në ndryshim nga radhët e tjera, “tigri” do të mbajë veshur fanellën e “Chicago Fire” dhe jo atë të Bayern Munchen.

Me rastin e miqësores përkujtimore për karrierën e tij, drejtuesit e skuadrës “bavarez” menduan t’i bënin 34-vjeçarit një tjetër surprizë.

Schweinsteigeri u nderua sot me një vend në “sallonin e famës” të Bayerni. Mesfushori bëhet lojtari i 18 që nderohet me këtë status, që e ndanë me legjenda të klubit bavarez si Uli Honnes, Gerd Muller, Oliver Kahn dhe miku i tij i ngushtë Philip Lahm.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pritet t’i zhvillojë dy ndeshje…